Kancelarja gjermane Angela Merkel në dy prej daljeve të saja i ka shqetësuar të gjithë, pasi është shfaqur duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar.
Në të dyja daljet e saj Merkel u pa duke u dridhur në mënyrë të frikshme. Herën e parë kancelarja gjermane tha se e kishte nga dehidratimi dhe se ishte mirë, pasi kishte pirë tri gota me ujë.
Kurse së fundmi ajo ka folur për detajet e ‘’sëmundjes së saj’’, duke thënë:
“Jam e bindur se kjo që më ka ndodhur, siç ka ardhur, ashtu edhe do të largohet së shpejti.’’
Po ashtu ajo ka thënë para gazetarëve e pyetën të shqetësuar për shëndetin e saj se ishte mirë.
Ende nuk dihet se nëse Merkel është diagnostikuar me ndonjë sëmundje, por sipas asaj që thotë ajo ndihet mirë dhe se nuk ka arsye për t’u shqetësuar.
VIDEO: