U përjashtua nga gara, shikoni çfarë ndodhi me Instagramin e Kejvinës?

Modelja Kejvina Kthella është eliminuar nga shtëpia e Big Brother Vip Albania. Ajo ngriti dore ndaj banorit Luiz Ejlli. Kështu, “Vëllai i Madh” vendosi që ta diskualifikonte nga loja modelen Kejvina Kthella.

Komentet dhe kritikat për veprimin e Kejvinës kanë qenë aq të shumta, aq sa kanë detyruar mirëmbajtësit e faqes së saj zyrtare në Instagram, që të bllokojnë hapësirën për komente.

Të gjitha postimet e saj të fundit që kanë të bëjnë me paraqitjet e saj në Big Brother VIP Albania janë pa komente në Instagram, duke lejuar vetëm pëlqimet.

Debati i së shtunës mes Luizit dhe Kejvinën nisi për shkak të provokimeve të këngëtarit, të cilave bukuroshja nuk ka mundur t’iu bëjë ballë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu