U raportua për shkarkimin e ministres Donika Gërvalla, flet kryeministri Kurti

Dje disa media në Kosovë kanë raportuar për shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvallës, nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ndërkaq lidhur me këtë, sot gjatë ditës kryeministri Kurti është pyetur nga gazetarët nëse ka një vendim të tillë.

Kurti shkurt ka thënë “jo”, duke shuar zërat se Gërvalla do të shkarkohet.cKëto komente Kurti i bëri pasi mori pjesë në një bashkëbisedim me poetin Xhevdet Bajraj, në kuadër të Panairit të Librit.

Ndryshe, Gërvalla në Qeverinë Kurti 2 mban dy pozita, atë të kryediplomates dhe pozitën e zëvendëskryeministres.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu