U sulmua nga Gruevski, reagon Xhaferi: Sjelljen e tij e vlerësojnë qytetarët

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në një deklaratë për shtyp pas miratimit të Ligjit për gjuhën shqipe reagoi në lidhje me sjelljen e ish kryetarit të VMRO-DPMNE-së.

Xhaferi tha se nuk dëshiron të komentojë sjelljen e tij pasi janë qytetarët që i vlersojnë këto sjellje.

Ai tha se qytetarët do t’i japin verdiktin e merituar Gruevskit në zgjedhjet e ardhshme, ashtu siç ia dhanë në zgjedhjet e fundit lokale.

“Ligji sipas Kushtetutës, neni 75, parasheh procedurën e miratimit të Ligjit që kur nuk e dekreton kryetari i shtetit dhe ajo procedurë janë respektuar tërësisht”, tha Xhaferi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu