U vendosën nga ‘terroristët’ e Vuçiqit, publicisti zbulon prapaskenat e largimit të barrikadave, mbështet këtë veprim të Kurtit

Së fundmi, u hapën vendkalimet kufitare veriore me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat qëndruan të mbyllura për rreth tri javë për shkak të bllokimit të rrugëve në zonë nga grupe qytetarësh serbë.

Hapja e këtyre vendkalimeve pasoi largimin e bllokadave nga rrugët e pjesës veriore, të cilat u mbyllën nga grupe serbësh me 10 dhjetor.

Publicisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” komentoi largimin e barrikadave serbe nga veriu i Kosovës.

Së pari, ai u shpreh se për të përmirësuar gjendjen në veri të vendit, duhet të ndërtohet harmoni dhe kulturë ndërnjerëzor.

Sipas tij, serbët në Kosovë kanë për qëllim personifikimin e imazhit të shkatërrimit të qëllimshëm qëllimshëm të shoqërisë njerëzore të këtij vendi.

“Që të ndërtohet një harmoni dhe kulturë ndërnjerëzore, e cila mbështetet mbi themelet racionale, së pari duhet ta konceptojmë edhe vetë njeriun në një mënyrë të tillë, që ai të administrohet dhe të formësohet sipas disa qëllimeve të përcaktuara, jo vetëm fizikisht, por edhe nga ana psikike…

Serbët e veriut të Kosovës, të cilët bëjnë sot barikada nëpër rrugët publike dhe kundër lëvizjes së lirë qytetare, ata të cilët me vetëdije përdorin format e dhunës dhe që nuk i respektojnë ligjet e shtetit të Kosovës, sikur personifikojnë imazhin e përhumbjes dhe shkatërrimin e qëllimshëm të shoqërisë njerëzore të këtij vendi”, deklaroi publicisti.

Krahas kësaj, Preqi e mirëpriti largimin e barrikadave në veri, të cilat u vendosën nga terroristët e Vuçiqit.

Sipas tij, këto barrikada kishin qëllime të caktuara politike dhe strategjike.

“Largimi i barrikadave serbe në veri të vendit, ishte i domosdoshëm, të cilat i vendosën terroristat Vuçiqit, për qëllime të caktuara politike dhe strategjike, që do të ishte më shumë se një primitivizëm i një populli, i cili shfaqet në këtë kohë, në një mënyrë, duke e mohuar lirinë dhe lëvizjen e qytetarëve të një vendi dhe shteti demokratik.

Këtu bëhet fjalë edhe për diçka që i përket një populli, në veçanti që e vlerëson dhe e ç’vlerën një popull, që quhet «kulturë», ndërsa kjo e llojit të tillë, që e kanë zgjedhë serbët e këtij vendi së bashku me Vuçiqin, tregojnë mundësinë e natyrës së vet kulturore dhe njerëzore, pikërisht këto mundësi rrezikojnë dhe shkaktojnë vetëm katastrofa njerëzore”, theksoi ai.

Në vazhdim, publicisti tha se për shkak të qasjes së shtetit serb nuk po mund të gjendet ‘ilaçi’ që do t’i shëronte plagët shekullore në mes këtyre dy popujve.

“Pikërisht këtu fillon e merr formë një rrezik gjithnjë e më i madh në mes popujve, gjegjësisht në mes serbëve dhe shqiptarëve, duke mos e gjetë deri më tani «ilaçin» që do t’i shëronte plagët shekullore në mes këtyre dy popujve, dhe ndërgjegjësimi për një gjë të tillë po shkon në mënyrë të ngadalësuar edhe pse mendohet se po bëhet një përparim përmes BE-së, dhe SHBA-ve.

Shumë antiqeveritar nga Kosova, ndoshta edhe të tjerë për anash, dyshojnë në qeverinë Kurti, për një udhëheqje jo të natyrshme dhe jo të suksesshme, duke menduar se do të ishte një qeveri ndryshe dhe më e fuqishme, apo nuk paska qenë ajo qeveria e ëndërrueshme e tye, por një luhatje, që askush nuk e di si ka për të përfunduar”, nënvizoi Preqi.

Më tej, ai e vlerësoi lartë koordinimin e kryeministrit Kurti me SHBA-të në raport me barrikadat në veri.

Sipas tij, qeveria Kurti, u tregua shumë e matur, e cila e zgjodhi durimin dhe mbështeti politikat e aleatëve të Kosovës.

“Mirëpo, për fat të mirë, qeveria Kurti, në aspektin e politikave të jashtme, në veçanti me ato që përfshihen marrëdhëniet me Serbinë, gjithherë është koordinuar me SHBA-të, duke mos përjashtuar edhe kordinatat me BE, ndërsa edhe shçelmat që i ka gjuajtur Vuçiqi, kundër shtetit të Kosovës, iu ka kthyer dyfishi nga Albin Kurti.

Ndërsa në aspektin e politikave të brendshme, qeveria dhe kryeministri Kurti, do ballafaqohet dhe po ballafaqohet në fronte të ndryshme, në njërën anë me problemet ekonomike dhe mirëqenjën e qytetarëve të vendit, dhe në anën tjetër me kritikat e opozitës, të cilat nuk janë kritika që flasin për realitetin e gjërave, apo si një vetëdije dhe aftësi për ti arritur këto qëllime në favor të popullit, por kritika dhe sulme të pa justifikuara për t’a marrë pushtetin.

Edhe tani ditët e fundit me vendosjen e barikadave serbe në veri të vendit, qeveria Kurti, u tregua shumë e matur, e cila e zgjodhi durimin dhe mbështeti politikat me miqtë e vendit, për uljen e tensioneve karshi dhunës dhe sjelljeve arrogande të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili i përdori dhe po i përdor serbët e veriut si vegla politike, për t’a destabilizuar Kosovën dhe qytetarët e saj”, shpjegoi publicisti.

Në fund, Preqi tha se Vuçiqit i ka hasur sharra në gozhdë, kjo pas qëndrimeve politike dhe insistimit të Kurtit, për të mos lëshuar ‘pe’ në çështjet me rëndësi.

“Tani këto ditë, por edhe më herët është vertetuar se e vërteta do del një ditë në shesh, se koordinimi dhe bashkëpunimi në mes kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij, është i thellë dhe i pa diskutueshëm në mes SHBA-ve, poashtu edhe me BE, ku marrëdhëniet me këta miqë perëndimor nuk do të pushojnë në asnjë rrethanë.

Pështjellimet e Serbisë, e kanë origjinën shumë të hershme, por ato vazhduan edhe pas luftës, ose më mirë me thënë me pështjellimin që hasët edhe nga qeveritë e kaluara të Kosovës, të cilat Serbisë, ia kanë rritur famën, duke ia plotësuar dëshirat e saj, tani sikur Vuçiqit i ka hasur sharra në gozhdë, dhe mitologjia e tij po përhumbet përditë e më shumë që të qëndrojë në këmbët e veta sikur më parë, sepse me qeverinë Kurti, sikur diçka po skalitet dhe po ndryshon prej ëndërrave të rreme dhe të verbëra serbe”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu