“U zhdukën si me magji”! Biden i përgjigjet Trump: S’ka pushim deri në votën e fundit

Në SHBA ende nuk kemi një fitues të zgjedhjeve, pasi numërimi i votave vijon, po ashtu edhe debati dhe replikat mes dy kandidatëve. Pak minuta pasi Donald Trump shkroi se mbrëmë kryesonte, por sot si me magji gjithçka ndryshoi, ka ardhur reagimi i Biden.

“Ne nuk do të pushojmë derisa të numërohet vota e të gjithëve” shkruan ai. Dy kandidatët do të presin numërimin në disa shtete për të mësuar fituesin.

Sipas “Washington Post”, Biden kryeson me 224 vota elektorale, ndërsa Trump e ndjek me 213, por ende asgjë nuk ka mbaruar. Nevada, Arizona, Pensilvani, Ëisconsin dhe Michigan janë disa nga shtetet që vijon numërimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu