Në Afrin të Sirisë ku po vazhdon operacioni “Dega e Ullirit”, dy persona të cilët ishin në detyrën e të ashtuquajturit të ministrit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të organizatës terroriste, janë përpjekur të ikin nga kjo organizatë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të AA-së të marra nga burimet e sigurta brenda Afrinit, Ismet Gubar i cili ushtronte të ashtuquajturën detyrë e ministrit të Drejtësisë në qarkun e pushtuar nën strukturimin e organizatës është larguar nga Afrini.
Gubar pas ikjes nga Afrini ka shkuar në Nabul, i cili duket se është nën kontrollin e regjimit të Bashar al-Asadit, por që në fakt është nën pushtimin e grupeve të armatosura, të mbështetura nga Irani.
Organizata terroriste vazhdon të bëjë pazar me grupet e mbështetura nga Irani për ta rikthyer Gubarin.
Ndërsa kryesuesi tjetër i cili ka ikur nga Afrini është i ashtuquajturi ministër i Punëve të Brendshme, Hasan Bayram. Bayram, i cili përpiqej të ikte nga porta Zijare, e cila lidhet në rajonin e regjimit të Afrinit.
Tentativa e tij për të ikur u bë e pasukseshme dhe Bayram u kap nga strukturat e YPG/PKK-së. U mësua se me vete ai kishte një shumë të madhe të parave.
Ndërkohë, udhëheqës të shumtë të organizatës në kodrën Kandil, të bllokuar për shkak të operacionit “Dega e Ullirit” u larguan nga qendra e qytezës.








