Udhëtoni drejt Greqisë? Nga 1 janari, gjobë 30 euro nëse nuk e keni këtë pajisje në makinë!

Qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë me automobil drejt Greqisë për festat e fundvitit duhet të kenë kujdes me rregullat e reja që hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.

Sipas raportimit të Press24, kutia e ndihmës së parë në automjet duhet të përmbushë standardin evropian DIN 13164:2022 ose një standard ekuivalent ISO.

Ajo duhet të përmbajë batanije termike, maska mbrojtëse, doreza mjekësore, garza sterile, fasha, materiale për trajtimin e djegieve, gërshërë dhe mjete të tjera për ndihmën e parë.

Shoferët që nuk i respektojnë këto kërkesa rrezikojnë gjobë prej 30 eurosh. Rregullat vlejnë për automjetet që qarkullojnë në Greqi, me përjashtim të motoçikletave dhe mjeteve të tjera me dy rrota.

Para nisjes rekomandohet të kontrollohen edhe trekëndëshi i sigurisë, aparati kundër zjarrit dhe jeleku reflektues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu