UEFA e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë në klipin e saj për EURO 2024

UEFA ka prezantuar klipin për Europianin e 2024 ë do të mbahet në Gjermani, por ajo çfarë ka rënë sytë e shumë kosovarëve ka qenë mos përfshirja e Kosovës në hartën e shteteve, duke e paraqitur si pjesë të Serbisë.

UEFA ka publikuar promon zyrtare dhe logon e Europianit 2024 që do zhvillohet në Gjermani. Shtëpia Europiane e Futbollit ka bërë një skandal me videon që ka paraqitur shtetet europiane, duke mos e përfshirë Kosovën në hartën e shteteve, teksa territorin e saj e ka ngjyrosur me ngjyrat e Serbisë.

Në promon e publikuar ka një diversitet ngjyrash, duke treguar bashkimin e të gjithëve për një event të tillë. Në lëshim i tillë apo i qëllimshëm nga UEFA ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetin social Twitter. Ndërsa, duhet theksuar se Kosova është e pranuar me të drejta të plota dhe të barabarta në dy shtëpi të mëdha të futbollit, UEFA dhe FIFA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu