UEFA miraton formatin e ri, katër skuadra më shumë në Champions League

Krijimi i Super League ka shkaktuar një “tërmet në botën e futbollit. Shumë kanë dalë kundër, duke përfshirë edhe tifozeri të klubeve, teksa UEFA ka reaguar menjëherë duke bërë lëvizjen e radhës.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur ditën e sotme në Zvicër dhe ka miratuar në mënyrë unanime formatin e ri të Champions League me 36 skuadra, katër më shumë se aktualisht.

Ndryshimi do të ndodhë prej sezonit 2023/2024. Katër skuadra të tjera do të marrin pjesë në garë me një formulë plotësisht të rinovuar. Secila skuadër, në një lloj mini-kampionati në një grup, do të luajë dhjetë ndeshje: 5 në shtëpi dhe 5 jashtë.

Gjithmonë me kundërshtarë të ndryshëm, për të arritur në çerekfinale, aty ku do të kualifikohen tetë skuadrat më të mira. Pro këtij formati ishin edhe PSG, Bayern Munchen e Borussia Dortmund, që kanë dalë kundër Super League.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu