Ukraina ka mbyllur valvulën për tranzitin e naftës ruse në Evropë, tha RT. Kjo do të thotë se Ukraina ka ndaluar furnizimin me naftë ruse për Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë përmes tubacionit të naftës Druzhba, raportojnë mediat ruse, transmeton InfoShqip.
Kompania shtetërore ukrainase Ukrtransnafta ka ndaluar tranzitin e naftës së papërpunuar në degën jugore të naftësjellësit Druzhba, ndërsa skaji verior i të njëjtit tubacion që kalon përmes Bjellorusisë në drejtim të Gjermanisë dhe Polonisë po ecën pa probleme, konfirmoi presidenti Igor Demin i Transnaftes.
Demin sqaroi se Rusia nuk mund të paguajë për tranzitin e energjisë për shkak të sanksioneve të BE-së dhe kompania ukrainase këmbënguli që pagesa të bëhej plotësisht paraprakisht për shërbimet e transportit të naftës./InfoShqip.com










