Ukraina thotë se nuk ka kuptim mbajtja e negociatave derisa nuk i largojmë trupat ruse

Ukraina hodhi poshtë të shtunën thirrjen e presidentit francez Emmanuel Macron për të mos “poshtëruar” Rusinë për hir të diplomacisë dhe tha se nuk ka efekt zhvillimi i negociatave derisa forcat e Moskës nuk shtyhen sa më shumë të jetë e mundur.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Macron, i cili ka vazhduar dialogun me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, ofroi të premten të ndërmjetësojë në luftë dhe paralajmëroi kundër poshtërimit të Moskës në mënyrë që të mbajë derën e hapur për një zgjidhje diplomatike.

Ministri i Jashtëm, ukrainas, Dmytro Kuleba hodhi poshtë deklaratën e Macron në Twitter, duke thënë se thirrje të tilla “vetëm mund ta poshtërojnë Francën dhe çdo vend tjetër që e kërkon atë”.

Sepse është Rusia ajo që poshtëron veten. Të gjithë më mirë të përqendrohemi se si ta vendosim Rusinë në vendin e saj. Kjo do të sjellë paqe dhe do të shpëtojë jetë”, tha ai.

I pyetur në lidhje me ofertën e ndërmjetësimit në televizionin kombëtar, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha: “… Derisa të marrim armët në sasinë e tyre të plotë, derisa të forcojmë pozicionet tona, derisa t’i shtyjmë ato (forcat ruse) sa më shumë që të jetë e mundur në kufijtë e Ukrainës, nuk ka kuptim të zhvillohen negociata”.

Ukraina, e cila thotë se Rusia ka pushtuar tashmë rreth 20 për qind të territorit të saj, tani po merr armë më të fuqishme nga Perëndimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu