Ukrainasit: Bayraktar-i, armë e fuqishme në duart tona

“Bayraktar-ët turq efektivë në duart e shkathta të ushtarëve tanë janë armë të fuqishme! Një nga pajisjet është ndihma nga Lituania miqësore. Luftëtari i natës, Bayraktar, jo vetëm që e afron fitoren tonë duke shkatërruar pajisjet dhe fuqinë punëtore të armikut, por edhe e afron buxhetin rus drejt kolapsit. Humbja e agresorit rus në tre ditë shkon në 28 milionë dollar”, sipas njoftimit të Shtabit Kryesor të Ushtrisë së Ukrainës për veprimet e Bayraktar-it në tre ditët e fundit. Bashkë me raportin u publikuan edhe pamjet e sulmit të Bayraktar-it ndaj shënjestrave ruse.

Ushtria ukrainase tha se sulmoi një bazë komanduese të armikut, duke shkatërruar një sistem radar dhe pajisje të tjera ushtarake në një vend të pazbuluar.

Ukraina raportoi gjithashtu zmbrapsjen e sulmeve ruse në vende të ndryshme, duke përfshirë qytetin Bakhmut në provincën Donetsk dhe fshatin e afërt Pokrovsk.

Sipas buletinit ditor të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, më shumë se 24 sulme ajrore nga ushtria ruse janë regjistruar brenda 24 orëve.

“Për shkak të mungesës së armëve me precizion të lartë, armiku filloi të përdorë më shpesh raketa të vjetra të drejtuara kundërajrore S-300”, thuhet në raport. Më shumë se 500 raketa të tilla janë lëshuar tashmë në objektiva në Ukrainë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu