Ulje drastike në 24 orët e fundit: 39 raste të reja, 4 viktima dhe 48 të shëruar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit nga 817 testet e kryera ka regjistruar 39 raste të reja të të prekurve me Kovid-19, 48 të shëruar dhe 4 pacient të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19 dhe atë 2 nga Kumanova të moshës 43 dhe 66 vjeç dhe dy nga Shkupi të moshës 71 dhe 72 vjeç.

Statisikat sipas qyteteve me të infektuar të rinj: Shkup 7, Kumanovë 3, Prilep 8, Tetovë 2, Strugë 2, Gostivar 11, Gjevgjeli 2, Kocan 2, Kratovë 1, Sveti Nikollë 1.

Statistikat sipas qyteteve me të shëruar: Shkup 6, Shtip 21, Tetovë 3, Strugë 1, Manastir 1, Gostivar 6, Gjevgjeli 1, Kocan 2, Probishtip 1, Vinicë 2, Kërcovë 4.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu