Nëse jeni lodhur që tani nga temperaturat e ftohta e reshjet e shiut e dëborës, kemi një lajm jo të mirë për ju.
Sipas parashikimeve, dimri i vërtetë nuk ka nisur akoma.
Në vendet malore temperaturat do të ulen drastikisht në minus 5 gradë celsius. Ky ndryshim pritet të vijë në datat 28, 29, 30 dhjetor.
Reshjet e shiut dhe të dëborës do të vazhdojnë deri në ditën e fundit të vitit 2017.
Sipas meteoalb, më 26-27 dhjetor temperaturat do të jenë, minimalja 0 dhe maksimalja 17.
Ndonëse temperaturat do të njohin rritje në pjesën më të madhe të vendit, duke nisur nga sot do të ketë reshje shiu dhe bore.
Gjatë ditës së martë, moti mbi vendin tonë parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. /albeu.com/












