Sondazhet e deri tanishme e kanë nxjerrë BDI-në fituese të këtyre zgjedhjeve, ndërsa asnjë nga partitë maqedonase nuk ka ndikim politik stabil në Parlament, pasi vendimi për formimin e shumicës parlamentare do të jetë në BDI.
Sipas “Zhurnal”, mësohet se dy partitë maqedonase, përmes ndërmjetësuesve, tentojnë të vënë kontakt dhe ti zbusin qëndrimet e BDI-së, por nervozizmi tek krerët e tyre është gjithnjë më i madh, duke marrë parasysh se shtyllat e BDI-së, të theksuara në platformën e tyre, mbesin të betonuara si vija të kuqe të cilat duhet të pranohen pa bërë negociata.
Për VMRO DPMNE-në, shtylla më kontestuese është shtylla për dygjuhësi të tërësishme, duke marrë parasysh se në fushatë, Gruevski disa herë u premtoi votuesve të vetë se nuk do të pajtohet me dygjuhësinë në tërë territorin.
Funksionarë të lartë të BDI-së informojnë se për ofertën e Ahmetit për shumicën e ardhshme parlamentare nuk do të bëhen negociata dhe se ajo do të jetë në bazë të parimit “merre ose lere.”










