“Unë dal kërkoj falje nëse Kurti nuk e pranon Asociacionin”, Basti i Hysenit me Kadaj-Bujupin

Marrëveshja për planin franko-gjerman është tema e diskutimit në emisionin Pressing në T7.

Analistët po diskutojnë për pikat e planit, ndërsa ende ka paqartësi rreth asaj se a është pranuar zbatimi i Asociacionit apo jo.

Zyrtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se ajo është një ndër pikat e marrëveshjes dhe se nuk ka dalje nga kjo rrugë. Në anën tjetër, analistja Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se nuk është pranuar dhe se nuk pret që të pajtohet.

Të dy panelistët kanë rënë dakord që nëse njëri gabon, tjetri do të kërkojë falje publike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu