Videoja e një të moshuari palestinez që qan teksa tregon për vuajtjet e tij ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës.
“Unë dua vetëm bukë”, kështu përgjigjet Sameer duke treguar se nuk ka ngrënë për tri ditë.
Mes lotësh, i moshuari tregon se ka mbetur i vetëm pasi fëmijët i ishin vrarë në luftë.
Kjo video është shpërndarë shumë në rrjete sociale dhe ka kapur miliona shikime.
‘I just want bread’ This elderly Palestinian man, Sameer, broke down in tears from extreme hunger caused by Israel’s blockade in Gaza. At least 1 in 5 Palestinians faces starvation in Gaza as Israel continues attacks. #news ♬ original sound – Al Jazeera EnglishWatch on TikTok
Raportohet se situata e urisë dhe e varfërisë ekstreme është dokumentuar gjerësisht nga media ndërkombëtare dhe organizata humanitare.
Për shembull, një artikull i The Guardian raporton se të paktën 29 fëmijë dhe të moshuar kanë vdekur nga uria në Gaza gjatë dy ditëve të fundit, ndërkohë që sulmet ushtarake izraelite kanë shkaktuar mbi 50 viktima.
Së fundmi, bëhet e ditur se rreth 100 kamionë me ndihma janë lejuar të hyjnë në tokën palestineze.