“Unë nuk blihem me lekë si Olta”, Bëri xhiron e rrjetit, Zhaklina reagon pas publikimit të audios ku tregon shantazhin e burrit të Oltës (VIDEO)

Opinionistja e “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari, ka reaguar pas publikimit të një bisede të saj, ku ajo shprehej se “burri i Olta Gixharit e ka shantazhuar.”

Zhaklina thotë në fillim të videos “po, është e vërtetë”, por më pas shton se ka përdorur termin e gabuar (i referohet fjalës shantazh) dhe mohon se është shantazhuar nga partneri i Oltës. Zhaku thotë se është kontaktuar nga burri i Oltës dhe ka vënë në dijeni produksionin për këtë gjë, por mohoi të jetë shantazhuar.

Një audio e opinionistes së “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari, në një bisedë në rrjetin social ‘Whatsapp’, tregon se kjo e fundit është shantazhuar nga partneri i Olta Goxhari. Teksa e pohon me gojën e saj, Zhaklin Lekatari shton se burri i Oltës ka tentuar “ta blejë me para”, duke shprehur se këtë gjë ia ka thënë edhe produksionit.

Unë ia thashë produksionit sot, burri i Oltës do të më shantazhojë. Ndjehem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”– thotë Zhaklin Lekatari në audio-n

Zhaklin Lekatari është njohur gjithnjë për mendimet pafiltra, të drejtpërdrejta dhe përkrahjen e kauzave të ndryshme.

Por, muajin e fundit është përfolur kryesisht për rolin e ri që ka marrë si opinioniste në “Big Brother VIP”. Krah Arbër Hajdarit, ajo ndan me të gjithë mendimet e saj rreth dinamikave në lojën e famshme dy herë në javë.

VIDEO:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zhaklin Lekatari (@zhaklin.lekatari)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu