Upss! ‘Shkak’ dënimi nga “Vëllai i Madh” A ndodhi puthja “e shumëpritur” mes Kiarës dhe Luizit?

Publiku po pret me padurim puthjen në buzë mes Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother Vip, madje në një episod të fundit u duk sikur “momenti i madh” ndodhi. Por, jo puthja ende nuk ka ardhur.

Dyshja sërish ka tentuar disa herë edhe sot të puthen në buzë, por Kiara ende nuk vendosi për këtë hap në marrëdhënien e tyre. Episodi ndodhi pas dënimit të Vëllait të Madh, ku banorët nuk duhet të flasin për shkak se Armaldo u hodh në pishinë me gjithë mikrofon. Tentimi për t’u puthur në buzë ka ndodhur në dhomën e gjumit, ku edhe banorët e tjerë duket se mezsi e presin këtë moment, që nuk ndodhi ende.

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë kthyer në kryefjalën e të gjitha mediave, tema kryesore e çdo grupi dhe biseda e çdo tavoline.

Si fansa të mëdhenj të dramave e dashurisë, shqiptarët vdesin të shohin etapat e lidhjes së një çifti e të komentojnë nga pak (ose shumë) lëvizjet e tyre. Rrjetet sociale janë të mbushura me opinione e komente për Kiarën e Luizin, ndërsa për lidhjen e tyre i merret “mendim” të tjerëve. (Domosdo, kështu është kur je VIP në Shqipëri.

Tek një pyetësor për mendimin që kishin njerëzit për rrëfimin e jetës së Luizit, “Iconstyle” vuri re komentin e hallës së Kiarës, që s’duket “fanse” fort e madhe e konkurrentit e rrjedhimisht as e lidhjes së tyre. Hallës së Kiarës, historia e jetës së Luizit i duket e rregulluar siç ai do vetë.

Sigurisht, halla e Kiarës nuk përfaqëson të gjithë familjarët e saj mirëpo të mos harrojmë se po shtohen personat që s’janë dhe shumë ‘dakord’ me këtë romancë që po nis.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu