Drejtues i ri i Policise se Shtetit, Ardi Veliu, ka nxjerrë urdhërin e parë.
Ai iu kërkon 13 mijë punonjësve të policisë, të zbatojnë me rigorozitet orain e punës dhe kodin e veshjes.
“Veshja të jetë serioze dhe në përshtatje me hierarkinë.
Për drejtorët veshja duhet të jetë me kostum dhe këmishë.
Për punonjësit e tjerë meshkuj paraqitja duhet të jetë me pantallona, këmishë serioze.
Veshja për nënpunëset femra duhet të jetë serioze, jo me funde të shkurtra apo këmishë e bluzë dekolde, pa nuanca të theksuara ngjyrash, taka të larta dhe xhinse në formë streçe, tuta apo veshje të tejdukshme”, thuhet në urdhërin e tij.











