Urimi i Gashit për 1 Shtatorin: Mësimdhënësit dhe nxënësit, forca e shoqërisë sonë

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka dërguar një urim të veçantë për nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë t’ju uroj të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve një vit të ri shkollor me plot suksese, mbarësi dhe hapje të horizonteve të reja,” – tha Gashi.

Ai theksoi se arsimi mbetet prioritet kyç për të ardhmen e vendit:
“Më lejoni të ritheksoj se i gjithë angazhimi ynë si institucion është i orientuar drejt një qëllimi të përbashkët – një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Arsimi është themeli i shoqërisë, ndaj përkushtimi i çdo edukatori dhe përpjekja e çdo nxënësi është investim në ndërtimin e një brezi të ardhshëm që do të formësojnë një shoqëri më të zhvilluar.”

Duke uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm, Gashi shtoi:

“Sot, zilja e shkollës është një thirrje për mundësi, dije dhe ëndrra të reja! Urime 1 shtatorin!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu