Urimi i parë nga Kosova, kreu i PDK-së: Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë

Enver Hoxhaj, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

“Fitorja e kryeministrit Rama dhe PS, tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri”, shkruan Hoxhaj në një postim në Facebok”, ku uron Kryeministrin Rama që rrugën e nisur drejt BE ta përmbyllë gjatë këtij mandati të tretë.

Postimi i plotë:

“Uroj mikun tim të çmuar, kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri.Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe një provimi të madh që kanë dhënë shqiptarët ditën e diel. Fitorja e kryeministrit Rama dhe PS, tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri. Uroj që rrugën e nisur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Edi Rama ta përmbyllë gjatë këtij mandati të tretë që ia besuan shqiptarët!

Suksese Edi
Urime Shqipëri”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu