Urtësitë që nuk duam ti mësojmë me vonesë në jetën tonë

Thuhet se urtësitë vijnë me vitet dhe nuk duhet të na vijë keq për asgjë në jetë.

1.Gjithnjë të jeni të pranishëm në kohën e tashme

Shumëkohë kalojmë duke menduar për të kaluarën dhe për ate që tani nuk mund ta ndryshojmë, ose bëjmë plane për të ardhmen, duke harruar ta shijojmë të tashmen, sepse çastet e vetme janë ato që aktualisht zhvillohen. E kaluara është prapa nesh, ndërsa ardhmëria akoma nuk ka ardhë, prandaj jetoni në kohën e tashme.

2. Mos u lodhni me ate se çfarë do të kishit bërë ose nuk do të kishit bërë

Për shkak të pritshmërisë së shoqërisë ose familjes shpeshherë mendojmë në kuadër të asaj se çfarë është dashur të bëjmë, ose të ndjekim ëndrrat tona për të gjëtur një punë dhe për të siguruar rrogën-ekzistencën. Receta e vetme për jetë të lumtur dhe që ua mbushë jetën me kënaqësitë e duhura është ajo jetë të cilën ju vet do ta zgjidhni. Mos u kufizoni për shkak të pritshmërisë së të tjerëve nga ju. Kjo është jeta e juaj dhe ajo u takon vetëm juve.

3. Nemojte nepotrebno preuveličavati

Mendja jone din nganjëhere të punojë edhe kundër neshë. Kështu që nganjëhere disa problemeve u japim më shumërëndësi se sa duhet. Sa e sa herë keni menduar se ndonjë gjë është problem shumë i madh, por pas disa ditësh as që keni menduar për ate. Kur kjo përsëri të ndodhë, ndaluni për një çast dhe pyeteni vetëveten se a do të mendonit për këtë nesër, javën tjetër, viteve të ardhshme? Duke pasë parasysh se përgjigja do të jete negative, menjëherë eliminoni shqetësimin e panevojshëm që ju ka ngarkuar.

4. Ballafaqohuni shpesh me frikën

Të gjithë ne kemi frikë, nganjëherë kjo frikë është e arsyeshme e nganjëhere pa arsye. Por, për një jetë kuptimplote, duhet shpesh të ballafaqohemi me frikën. Por megjithate mos harroni, se në të shumtën e rasteve frika është produkt i mendjes tonë. Kurt ë pajtoheni me këtë, atëhere do ta keni shumë lehtë edhe me frikën.

5. Ngadalë dhe sigurtë fitohet vrapimi

Me siguri keni dëgjuar shpeshherë këtë shprehje, ndërsa Ezopi pa dyshim se paska pasë të drejtë kur këtë e ka shkruar. DErisa jemi të rinjë, i vemë vetës caqe mbase të paarritshme dhe jemi të padurueshëm për këtë, ndërsa kur vetes i vemë ato caqe, edhe shumë lehtë tërhiqemi nga ato, nëse nuk realizohen menjëherë..

“Mos ikni nga frika juaj por ballafaqohuni me ate, sepse ajo është vetëm produkt i mendjes tuaj” Në të vërtetë, sekreti i suksesit është në hapat e vegjël, përmes të cilëbe do të bënit ndryshime të mëdha. Mos harroni ti veni vetes caqe të vogla që janë të arritshëm dhe do tu ndihmojnë në realizimin e ëndrrave tuaja dhe rezultatet e të cilave do tu bëjnë me dije se jeni në rrugë të drejtë, pavarësisht se sa do të zgjasin ato.

6. Pushoni së menduari se çfarë mendojnë të tjerët për ju

Shpeshherë kemi supozime të mëdha për te se çfarë mendojnë të tjerët, pavarësisht nga ajo a na akuzojnë për diçka që kemi bërë ose mendojnë keq për diçka që kemi thënë. Mirëpo, e vërteta është bota nuk sillet rreth nesh.

Secili përballet me problemet e veta dhe pasigurinë e vet dhe janë gjasat e mëdha që të mos u kushtojmë vëmendje të duhur njëri-tjetrit për ate se çfarë mendojmë. Prandaj mos u lodhni me mendimet e të tjerëve ose edhe më keq, të supozoni se çfarë mendojnë të tjerët për ju, sepse në atë mënyrë vetëm humbni kohë dhe energji..

7. Bëhuni mirënjohës për gjithçka në jetën tuaj

Një nga lekcionet më të rëndësishme të jetës që mund ta mësojmë është mirënjohja. Sa më tepër plakemi jemi më mirënjohës të asaj që na rrethon dhe na begaton jetën tonë si për shembull: njerzit, eksperiencat, lekcionet që i kemi mësuar por edhe disa mjete material.

Sa më parë që ta përvetësoni këtë shprehi, aq është më mirë, sepse mirënjohja dhe vlerësimi i asaj që është e rëndësishme dhe që ua bën të bukur jetën tuaj, është një hap që çon drejtë fatit dhe kënaqësisë në çastet e paçmuara të tashmes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu