USAID: Komuna e Gostivarit ka rritur transparencën me rreth 70 %

Edhe një herë rikonfirmohet puna e transparencës të udhëheqësisë komunale të Gostivarit, nga institucionet më relevante ndërkombëtare. Kësaj here vlerësimi pozitiv vjen nga USAID, nga ku theksojnë se për një vit e gjysmë transparenca në Komunën e Gostivarit është rritur me rreth 70%.

Sipas rezultateve të projektit të USAID-it: “Përforcimi i mobilizimit të resurseve në vetëqeverisjen lokale”, Komuna e Gostivarit për 18 muaj ka shënuar progres te dukshëm në rritjen e transparencës aktive me 68.8% dhe rritjen e transparencës buxhetore me 50%”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.

Ndryshe, nga një rangim paraprak ku pjesë ishin të gjitha institucionet në nivel të shtetit: drejtori, komuna, ministri, Komuna e Gostivarit doli institucioni më tarnsparentë që udhëhiqet nga një shqiptar.

Nga Komuna e Gostivarit thonë se me transparencën ndër të tjera nënkuptohet në çdo tre mujorë të publikohen harxhimet e kryetarit të komunës të cilat çdo vit zvogëlohen, nuk ka më telefona zyrtarë, në shkolla gjithçka shkon sipas ligjit, dhe se çdo harxhim bëhet publik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu