Ushtarët rusë braktisin luftën në Ukrainë, marrin taksi për t’u kthyer në shtëpi

Tetë ushtarë rusë u larguan nga beteja e luftës në Ukrainë dhe morën një taksi për t’i çuar ata 300 milje (rreth 480 kilometra) në shtëpi, ndërsa tashmë po përballen me akuzat e dezertimit.

Sipas mediave të huaja, ushtarët, të cilët u rekrutuan në rajonin e Kaliningradit të Rusisë nën urdhrin e mobilizimit të pjesshëm të presidentit Vladimir Putin, përballen me deri në 15 vite burg pasi u akuzuan për “dezertim në kohë lufte”.

Ushtari që organizoi arratisjen e tyre në dhjetor është rreshteri Yevgeny Kravchenko, i cili është arrestuar nga një gjykatë ushtarake e garnizonit, sipas gazetës ruse Kommersant.

Sipas dëshmive të tyre, burrat u mobilizuan më 24 shtator dhe u transferuan në një kamp fushor pranë fshatit Gladkovo në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk. Ata thanë se në vend që të merrnin trajnime për të luftuar në konflikt, komandantët i përdornin ata për të hapur gropa.

Ata gjithashtu pohuan se nuk ishin pajisur me uniforma cilësore apo ushqim të mjaftueshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu