Ushtari i tri luftërave të UÇK-së: Më njohin mirë edhe Ali Ahmeti edhe Fazli Veliu! Na i lironi shokët sa nuk i kemi liruar vetë!

Ushtari i tri luftërave të UÇK-së, Naser Hyseni nga Kosova, dërgon një apel përmes Gazetës Lajm deri te politikanët në pushtet në Maqedoni, prej të cilëve kërkon që sa më shpejtë të lirohen anëtarët e Grupit të Kumanovës.

“Na i lironi shokët nga burgu, mjaft më me maltretime e me tortura. Mos na detyroni të nisemi sërish në Maqedoni. Më njohin shumë mirë edhe Ali Ahmeti edhe Fazli Veliu. Nëse vijmë prapë, nuk do të ndalemi më. Keni kujdes”, ka deklaruar Hyseni për Gazetën Lajm. Ai në vitin 2001 ka qenë edhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në fshatin Sllupçan, i njohur me pseudonimin Hoxha. Tani jeton në Francë, kurse me ne kontaktoi përmes facebookut.

“Pasha tre fëmijët që i kam, e pasha shtatë anëtarët e familjes që mi kanë masakruar serbët, mos luani me durimin tonë se më i ka ardhur fundi. Mos mendoni se ua falim tradhtinë. Na i lironi shokët se do t’i marim punët në duart tona. Mjaft duruam”, thotë Hyseni.

Ai akuzon se Grupi i Kumanovës është tradhtuar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe thotë se për këtë është i gatshëm të flasë me lidhje direkte edhe në ndonjërin prej televizioneve shqiptare në Maqedoni.
Shqiptarëve të Maqedonisë u bën apel që të mos durojnë më këtë situatë dhe të bëjnë ndryshime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu