Ushtria e Maqedonisë së Veriut do të blejë tetë helikopterë, do t’i kushtojnë 230 milionë euro

Tetë helikopterë të prodhimit italian “Leonardo” do të blihen për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vlera e helikopterëve do të arrijë 230 milionë euro, ndërsa do të paguhet në katër këste. E para do të paguhet këtë vit dhe është në shumë prej 16 për qind nga vlera totale e furnizimit.

Siç ka informuar ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, zgjedhja është bërë në përputhje me planin afatgjatë për zhvillimin e aftësive mbrojtëse 2023-2032 dhe planet e Armatës për rinovimin e komponentës së aviacionit.

Petrovska thotë se se procedura e përzgjedhjes së kompanisë ka filluar pas publikimit të shpalljes në vitin 2019, për të cilin është formuar një ekip i përbërë nga ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës.

“Në fazën e hulumtimit të tregut dhe krahasimin e alternativave, ekipi vendosi të rekomandojë furnizimin e helikopterëve nga kompania “Leonardo helikopters”, deklaroi Petrovska.

Ajo potencoi se pakoja e furnizimit përfshin trajnimin e pilotëve dhe stafit teknik, si dhe disponueshmërinë e simulatorëve për trajnim, ndërsa do të sigurohet një hangar për të vendosur helikopterët e rinj.

Helikopteri i parë do të arrijë në gjysmën e dytë të vitit 2026, ndërsa të gjitha dërgesat do të përfundojnë deri në vitin 2028.

Marrëveshja për furnizimin e helikopterëve do të bëhet nesër, ndërsa do ta nënshkruajnë ministrja Petrovska dhe ambasadori i Italisë në emër të Qeverisë së dy vendeve. Deri në fund të muajit do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Leonardo helikopters”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu