Ushtria izraelite arreston 15 palestinezë

Forcat izraelite kanë arrestuar 15 palestinezë në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç theksuan nga ushtria izraelite, janë kryer bastisje të shtëpive palestineze në rajonin e Bethlehem-it, kampit të refugjatëve Kalendiy dhe Tulkerm në Bregun Perëndimor.

Janë arrestuar 15 persona me pretendimin për lidhje me “aktivitete terroriste”. Forcat izraelite me arsyetime të ndryshme kryejnë bastisje të shtëpive të palestinezëve dhe i arrestojnë.

Sipas të dhënave nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite gjenden rreth 7.000 palestinezë. Vetëm në Jerusalemin Lindor gjenden 481 persona, ndërsa në mesin e tyre 57 janë gra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu