Ushtria e Izraelit njoftoi se forcat ajrore kanë vendosur në objektivin e tyre shumë pika që i përkasin Hamasit në Gazën nën bllokadë. Nëpërmjet një deklarate ushtria izraelite bëri të ditur se në objektiv janë vendosur një kompleks trajnues i forcës detare të Hamasit dhe një strukturë e nëndheshme në të cilën kryheshin punime për rritjen e fuqisë ushtarake të Hamasit dhe në të cilën prodhoheshin mjete luftarake. Ndër të tjera në deklaratë vihet theksi se sulmi ajror ka qenë kundërpërgjigje e lëshimit të një rakete nga Gaza drejt territorit të Izraelit.
Llidhur me ngjarjen helikopterët ushtarakë izraelitë gjatë natës kanë kryer sulme në perëndim të Gazës dhe në qytetin Khan Yunis në jug të Gazës. Nga autoritetet e Gazës ende nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me pasojat e sulmit ajror të Izraelit.