Ushtrime ushtarake të Turqisë në Egje, në kohë tensioni me Greqinë

Forcat Ajrore Turke dhe Marina kanë zhvilluar ushtrime të përbashkëta ushtarake në Detin Egje, tha inistria e Mbrojtjes e vendit.

Avionët luftarakë F-16, së bashku me anijet luftarake, morën pjesë në ushtrime që synojnë “rritjen, ruajtjen dhe përmirësimin e aftësisë operacionale të operacioneve të përbashkëta” të disa gjeneratave, tha ministria turke në Twitter.

Ushtrimet u mbajtën në një kohë të tensioneve në rritje midis Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun lindor për shkak të eksplorimit të gazit dhe naftës, dhe një ditë pasi Turqia njoftoi zbulime të rëndësishme të gazit në Detin e Zi, raporton AP.

Anijet greke dhe turke janë grumbulluar në rajon që kur Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan urdhëroi një anije kërkimore të shkonte drejt Mesdheut lindor.

Greqia beson se mund të shfrytëzojë burimet në det të hapur në brigjet e Kretës dhe ishujve të tjerë në rajon, për të cilin Turqia ka kundërshtuar vazhdimisht, duke thënë se ishujt nuk janë pjesë e një zone ekskluzive ekonomike.

Erdogan tha më herët se Turqia kishte gjetur fushën e gazit natyror më të madh në historinë e saj në Detin e Zi, duke shtuar se kishte rezerva prej 320 miliardë metra kub.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu