Vajza e presidentit Trump, Ivanka po studion historinë dhe kulturën shqiptare

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e Jared Kushner, një prej investitorëve potencialë në projektet turistike në ishullin e Sazanit, duket se po tregon interes serioz për historinë e shqiptarëve, përcjell TV21. Ajo ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram disa materiale që po i përdor për të studiuar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në një postim në Instastory, Ivanka publikoi një foto me tre libra të vendosur mbi tavolinë:

Albania: From Anarchy to Balkan Identity nga Miranda Vickers dhe James Pettifer,

The Albanians: A Modern History nga Miranda Vickers,

Gjenerali i ushtrisë së vdekur nga Ismail Kadare.

Përmes postimit, ajo tregon se po bën kërkime të thelluara, duke lënë të kuptohet se po përgatitet dhe po informohet për historinë, identitetin dhe letërsinë shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu