Gentiana Fana është njëra nga vajzat shqiptare që po korrin suksese në vende të ndryshme të botës.
Ndryshe nga të tjerët, ajo shërben si anëtare e Këshillit Rinor në zyrën e presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.
Gentiana është 24-vjeçare me prejardhje nga Komuna e Drenasit.
Ajo në Kroaci së bashku me familjen e saj ka emigruar në moshën 2-vjeçare, shkruan “Zëri”.
Përveç në zyrën e presidentes kroate, Gentiana është edhe menaxhere e Këshillit për Punë të Brendshme të BE-së në Këshillin Evropian të rinjve.












