Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, ka shpallur fitoren bindëse në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Gostivarit.
Sipas rezultateve të publikuara, Limani ka siguruar 61,24% të votave, respektivisht 14.364 vota, duke lënë pas kandidatin e Koalicionit VLEN, Nevzat Bejta, i cili ka marrë 30,46% apo 7.145 vota.
Pas konfirmimit të rezultatit, Valbon Limani reagoi me një mesazh falënderues për qytetarët e Gostivarit:
“Zyrtarisht më keni shpallur kryetar të Komunës së Gostivarit!
Faleminderit të gjithëve!
Përgjithmonë me Gostivarin.
Le të fillojë festa!”, ka shkruar Limani./INA/










