Van Houte: Ja opsionet për zgjidhjen e çështjes së gjuhës shqipe (VIDEO)

Pas disa muajve, me ftesë të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, në Shkup ka qëndruar eksperti belg i Bashkimit Evropian, Peter Van Haute. Ai ka ardhur në Shkup për të ndihmuar përpjekjet e SHGM-së për miratim të ligjit të ri për mediat, me çka do të hapej rruga për kthimin e lirisë së shprehjes në Maqedoni, pas rënies marramendëse disa vite me radhë, gjatë qeverisjes VMRO-BDI. Si ndërmjetës në dialogun mes partive politike për tejkalim të krizës politike dhe institucionale që kaploi Maqedoninë para dy viteve, Van Haute i njeh mirë rrethanat dhe vlerëson se pa dënimin e fajtorëve për ngjarjet e 27 prillit, nuk mund të ketë drejtësi në Maqedoni.

Në një intervistë ekskluzive për Lajm.tv dhe gazetën lajm, Van Haute thotë se ende është herët që qeveria e re të tregojë rezultate konkrete. I pyetur se si mund të zgjidhet problemi me gjuhën shqipe, ai përmend edhe shembullin e Kosovës, por edhe pafrlamentin dydhomësh në Belgjikë. Van Haute shprehet pesimist se brenda një kohe të shkurtër mund të krijohet situatë normale për mbajtje të zgjedhjeve të reja në Maqedoni, prandaj edhe propozon që afati për zgjedhjet lokale të shtyhet edhe dy vite.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu