Ish-ndërmjetësuesi belg në Marrëveshjen e Përzhinos, Peter Vanhoutte ka uruar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevin për qeverinë e re.
Në urimin e tij ai ka shprehur besimin se lideri i LSDM-së, do të mësoj në gabimet e kaluara.
“Shpresoj që kjo qeveri të mësojë mësimet e saja nga e mëparshmja dhe të angazhohet në mënyrë aktive në prioritetet e vendit: zhvillimi ekonomik, arsimi, kujdesi shëndetësor, mbështetja për ato rajone që janë lënë pas.
Për Shkupin: një politikë më e gjelbër me fokus në ajër të pastër, më pak vetura, përparësi për këmbësorët dhe biciklistët dhe jo më ndërtesa të paligjshme”, është shprehur.










