“Varfëruat shqiptarët”, Ahmetaj-opozitës: Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit hedh poshtë pretendimet e opozitës se shqiptarët janë sot më të varfër. Ahmetaj përsëriti edhe njëherë se Shqipëria ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon, prej 18%.

“Përgjigjen e kemi në dorë. Mund të flasësh për varfërinë me klithma populiste por nuk e shpëton. Ulja e TVSH nuk shkon te konsumatori, përkundrazi e dëmton buxhetin. Shkon te ata që ju pretendoni dhe i shani këtu si oligarkë. Ka nevojë për më shumë institucione monitoruese. Por nuk bëhet për një ditë. U thoni shqiptarëve se u varfëruat. Ndërkohë modestisht dua të përmend se kursimet e vogla janë rritur.

Falë zotit, falë ekonomisë rriten kursimet. Nga ana tjetër rritet kredia për herë të parë, duhet ta celebrojmë edhe rikthimin e rritjes ekonomike. Dua t’ju sjell një statistikë modeste. Raporti i BB e konsideron Shqipërinë me rritjen më të madhe në rajon, falë punës, falë sipërmarrjes. Unë skam ndërmend të shaj kënd. Duhet ta celebrojmë rikthimin e vendeve të punës.

Mund të përfitonim më shumë nëse do kishim më shumë, pastaj kalojmë në fyerje. Nuk duhet të tallemi më shqiptarët, një plan serioz mendohet, nuk vjen tre minuta pas deklarimit të kryeministrit, se i bie për 7 pika kemi kaluar 3 sekonda.

Duroni me 48 orë do të vijmë me një plan për energjinë. Nuk ju thuhet shqiptarëve u varfërua, kur ekonomia është rritur me 18%. Udhëtuam në greminë me dy fatkeqësi dhe po ringrihemi, duhet ta celebrojmë,” deklaroi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu