Varhej javën që vjen në Ballkan, të hënën në Serbi, të mërkurën në Kosovë

Komisari Evropian për zgjerim Oliver Varhej do të vizitojë Ballkanin perëndimor në javën që vjen, kur në regjion pritet të arrijnë vaksinat e para kundër virusit Corona që dërgon dhe i paguan BE.

Varhej vizitën në Ballkan e nis me qëndrimin në Serbi të hënën, të martën do vizitojë Bosnjën dhe Hercegovinën , Malin e Zi dhe Maqedoninë e veriut, ndërsa të mërkurën Shqipërinë dhe Kosovën, kanë njoftuar përmes kumtesës në Komisionin Evropian.

Gjatë vizitës në regjion, Varhej do të takojë zyrtarë e vendeve të Ballkanit ku do shqyrtohet përgjigja ndaj pandemisë dhe mbështetja e BE në këtë kontest. Varhej tha se udhëton në Ballkanin perëndimor për të transmetuar “porosinë e qartë se BE përkujdeset për partnerët”.

Udhëtoj në Ballkan për të transmetuar porosinë e qartë se ne përkujdesemi për partnerët dhe punonjësit shëndetësor dhe kategoritë e lënduara. Dërgesa e vaksinave konfirmon vazhdimësinë dhe përkushtimin e mbështetjes, gjë që po bëjmë që nga fillimi i pandemisë. Së bashku jemi më të fortë”, tha Varhej.

Komisioni Evropian dhe Austria me 20 prill publikuan se do të dërgojnë 651.000 doza vaksina të kompanive Pfhizer dhe Biontek nga fillimi i majit deri në gusht, ato duhet të imunizojnë personelin mjekësor në linjën e parë të luftës kundër virusit dhe grupet e lënduara.

Vaksinat janë financuar nga fondi 70 milionë euro, që Komisioni e miratoi në dhjetor 2020 për mbulimin e harxhimit të dërgimit të vaksinave.

BE nga fillimi i pandemisë ka vepruar me vendosmëri, duke mobiluar 3,3 miliardë euro si ndihmë regjionit, si përgjigje në krizën shëndetësore dhe uljen e ndikimit ekonomik e social. Përmes saj pako ka pasur pajisje të domosdoshme si maska, respirator, automjete ambulance, teste etj.

Furnizimi me vaksina “është shprehje e qartë e solidaritetit evropian për partnerët e Ballkanit , ardhmëria e të cilëve është në BE thuhet në kumtesën e Komisionit Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu