Varhelyi nis vizitën në Ballkanin Perëndimor, sot në Serbi, pasnesër në Shqipëri e Kosovë

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi nis sot vizitën e tij disaditore në Ballkanin Perëndimor.

Varhelyi të parin shtet viziton Serbinë, ku pritet nga kryeministrja Ana Brnabiç. Më pas ai do të vijojë me Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në fund, të mërkurën Varhelyi vizion Shqipërinë dhe Kosovën. Vizita e tij përkon me ardhjen e dozave të para të vaksinave ndaj COVID-19 të financuara nga BE. Nga kjo javë e në vijim 651 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech do të vijnë për vendet e Ballkanit Perëndimor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu