Varreza masive në Serbi

Serbia ka njoftuar Kosovën për konfirmimin e gërmimeve në lokacionin Kizhevak në afërsi të Rashkës ku më parë janë gjetur mbetje mortore të njerëzve dhe dyshohet për një hapësirë që mund të ketë prej 15-17 kufoma. Pas shqyrtimit të dokumentacionit nga gjykatësi përkatës është marrë vendim që gërmimet në lokacion të fillojnë javën e ardhshme. Më parë autoritetet serbe kishin konfirmuar edhe zyrtarisht se ky rast do të hetohet, por duke tërhequr vëmendjen se pa u bërë gërmime dhe procesi I identifikimit nuk mund të thuhet se kush janë viktimat, por bazimi i dyshuar është për shqiptarë të varë në luftë dhe të transportuar në përfundim të luftës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe eksperti ligjor, Dr. Arsim Gerxhaliu, i cili ka konfirmuar se është njoftuar nga kryetari I grupit punues përmes Kryqit të Kuq për aprovimin nga Serbia për procedimin e mëtutjeshëm të varrezës masive të zbuluar me 16 nëntor.

Autoritetet serbe është dashur të bëjnë përgatitjen në terren, ndërsa pala kosovare do të ketë mundësinë të vëzhgoj punimet nënga afër. Kjo varrezë masive është përmendur edhe në disa raporte ndërkombëtare, por për kundër gërmimeve nuk kishte pasur sukses.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu