Vasili: Ku u zhduk kryestrategjisti që e nxori Shqipërinë të parën në botë?

Në një moment të vështirë për Shqipërinë, ku cdo ditë po regjistrohen rekorde të infektuarish me COVID-19, ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka ngritur një sërë pyetjesh retorike në lidhje me kryeministrin Rama, duke thënë se ‘Pandemia kërkon Edin’.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka reshtuar një seri pyetjesh në të cilat tregon se kryeministri Rama është fshehur sic e ka zanat kur punët shkojnë keq.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

“Pandemia kerkon Edin!!

Kryeministri i perditshem i pandemise ne FB ne TV ne Twiter, ka humbur!

Ku eshte Edi kryepidemiologu, kryeinfeksionisti dhe kryestatististicieni i pandemise?

Ku u zhduk kryestrategjisti qe i tregoi vendin OBSH?

Ku eshte tribuni antitestim dhe antimaske?

Ku eshte kampioni qe e nxori Shqiperine te paren ne bote?

Eshte fshehur sic e ka zanat.

Eshte shejtan i madh Edi.

Gjithmone kur del djale e rremben vete Edi, ndersa kur del vajze ta le ne preher sic po jua le tani eksperteve te pandemise.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu