Vasko Eftov sërish nxit urrejtje në Ballkan: Shqiptarët duan ta destabilizojnë Maqedoninë (VIDEO)

Gazetari maqedonas Vasko Eftov mbrëm në emisionin e tij `Në qendër” sërisht ka provokuar ish luftëtarët e UÇK-së si Ramush Haradinajn e Agim Cekun në Kosovë si dhe Ali Ahmetin në Maqedoni.

Nuk dihen qëllimet e këtij gazetari dhe për cilat qendra punon mirëpo shihet se ai nuk ndalet së provokuari secilën ditë më shumë.

Mirëpo deri më tani nuk ka reaguar askushi ndaj emisionit të tij e as Këshilli radiodifuziv i Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele.

Kush financon projektin e tij nuk dihet por ajo që shihet është se në emisionet e tij ndjell shumë urrejtje.  

Deri më tani reagime nuk kemi pasur as nga Shoqata e gazetarëve për të protestuar kundër transmetimit të këtij emisioni para Kanal 5.

Nga kjo shihet se Eftov përmes emisioneve të tij qëllimin e ka nxitjen e urrejtjes në Ballkan mes serbëve, shqiptarqëve dhe maqedonassve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu