Të ardhurat dhe hyrjet në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për dhjetë muaj e vitit janë në suaza të pritjeve për këtë periudhë, ndërsa pagesat e shpenzimeve janë realizuar rregullisht dhe në kohë.
Këtë e theksoi ministri i Financave Dragan Tevdovski sot duke e elaboruar Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm në Komisionin kuvendor për financa dhe buxhet.
Të ardhurat nga tatimi personal i të ardhurave në periudhën janar-tetor të vitit 2017 janë paguar në vlerë prej 12 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 7,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Në të njëjtën periudhë janë paguar të ardhura nga tatimi i fitimit në vlerë prej 9,9 miliardë denarë dhe janë për 10 për qind më të larta në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./InfoShqip.com










