Nuk kanë të ndalur incidentet sonte në Shkup. Tv 24Vesti sapo ka informuar se sonte është rrahur djali i një kryetari të komunës. Nuk bëhet e ditur se djali i cilit kryetar komune është rrahur, përveç se njoftohet që bëhet fjalë për njërin nga kryetarët e komunave të Shkupit, transmeton Gazeta Lajm. Policia ka intervenuar edhe ka arrestuar 3-4 persona, kurse sipas informacioneve të para është gjetur edhe një revole. Ky incident nuk është i lidhur me incidentet e shënuara në protesën e Shoqatës Tvrdokorni. Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe vetura e ndihmës së shpejtë.