Vazhdojnë largimet nga Aleanca për Shqiptarët, largohet kryetari nëndegës së Porojit

Largimet nga Aleanca për Shqiptarët nuk kanë të ndalur. Pas kryetarit të degës së Tetovës, sot përmes një postimi në fejsbuk edhe Kryetari i Nëndegës së ASH-së nga Poroji, Egzon Imeri ka njoftuar se është larguar nga kjo parti si rezultat i zhgënjimit nga ASH-ja, Zijadin Sela dhe udheheqësit tjerë të kësaj partie sepse politikat e tyre bien ndesh mr interesat kombëtare dhe si të tillë dëmtojnë shqiptarët, informon ilirianews.mk

Ja postimi i plotë:

“Unë, Egzon Imeri kryetar i nëndegës së Aleancës për Shwiptarët nga Poroj prej sot largohem nga kjo parti sepse jam mjaft i zhgenjyer si nga kryetar i ASH-së Zijadin Sela dhe udheheqësit tjerë të kësaj partie sepse politikat e tyre bien ndesh mr interesat kombëtare dhe si të tillë dëmtojnë shqiptarët. Prej sot unë dhe shumë anëtar tjerë të ASH-së nga nëndega Poroj kalojmë në Partinë Demolratike Shqiotare (PDSH). I ftojë edhe të tjerët të pakënaqurit e ASH-së të rikthen në PDSH si e vetme parti që mbron interesin tonë” – ka shkruar Egzon Imeri!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu