Vazhdojnë protestat në Maqedoni, plot 45 ditë ndjellje urrejtje ndaj shqiptarëve

Edhe ditën e sotme kanë vazhduar protestat kundër gjuhës shqipe dhe ”Deklaratës së partive shqiptare” në Maqedoni.

Protestat i organizojnë organizata të përafërta me VMRPO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit.

”Jemi këtu para Qeverisë së Maqedonisë, ku nuk do të lejojmë deklaratën e partive shqiptare. Kemi ardhur për 45 ditë me radhë për të thënë se nuk do të lejojmë që të ndodh ndarja dhe federalizimi i shtetit. Për tu siguruar ne jemi rrugëve.” thonë protestuesit. /Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu