Vazhdojnë raportet e akullta të Ramës me Osmanin në forume ndërkombëtare

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shpesh i bie të jetë prezente në samite e forume bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Udhëheqësit e dy vendeve që kanë raporte vëllazërore duket se këtë marrëdhënie nuk e përfaqësojnë në raportet mes tyre.

Sot ata të dy ishin mysafirë të një samiti në Tunizi që mblodhi 88 krerë shtetesh, raporton Gazeta Express.

Rama, në llogarinë e tij në Facebook, publikoi një album fotografish ku shihet dorështrënguar me shumë udhëheqës të vendeve të ndryshme, por një të tillë s’e pati edhe me Osmanin.

Sidoqoftë, me protokoll Osmanit e Ramës iu rastisi të jenë afër në fotografinë familjare të liderëve – fotografi që e publikoi Rama.

“FOTOJA FAMILJARE e 88 krerëve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e XVIII të Frankofonisë”, shkroi Rama në Facebook.

Për këtë ka shkruar edhe Osmani në faqen e saj, por ajo publikoi vetëm fotografinë e pritjes nga homologu i saj tunizian.

“Sot, në hapje të punimeve të Samitit të Frankofonisë, i cili mbledh krerët e shteteve anëtare, u mirëprita nga Presidenti i Tunizisë, të cilin e falënderova për mikpritjen. Gjatë dy ditëve, samiti do të diskutojë për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor dhe promovimin e lirive e të drejtave njerëzore”, ka shkruar Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu