Vazhdojnë spastrimet në MPB-në maqedonase, shkarkohet edhe shefi i “Alfave”

Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë është ndërruar edhe shefi i njësitit special policor “Alfa”, Ivica Antevski – Puki, automekaniku që me përkrahjen e Sasho Mijallkovit u ngjit në majat e MPB-së gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE, informon Dokaz.mk.

Me propozim të ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski ai është shkarkuar nga kjo detyrë dhe në vend të tij është emëruar Sllave Dimishkovski, i cili gjatë kohë ka kaluar në MPB, ndërsa është edhe pjesë e kësaj njësie që nga themelimi, transmeton INA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu