Vazhdojnë sulmet e Izraelit ndaj peshkatarëve të Gazës

Një barkë peshkimi që u përkiste palestinezëve është fundosur në ujërat e Gazës si pasojë e një sulmi të një anijeje të flotës izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Nizar Ajash, kryetari i Sindikatës Palestineze të Peshkatarëve, në një deklaratë për AA theksoi se anija izraelite e ka fundosur barkën e peshkimit dhe si pasojë ndodhet i humbur palestinezi Muhammed el-Hissi. Ajash u shpreh se janë duke vazhduar punimet për gjetjen e peshkatarit.

Nga ana tjetër, Administrata menaxhuese e Portit të Gazës i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i pengojë sulmet izraelite ndaj peshkatarëve. Ndërkaq, nga pala izraelite ende nuk kanë dalur me deklaratë në lidhje me këtë çështje.

Sipas Marrëveshjes së Oslos të nënshkruar në vitin 1993 mes Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Izraelit, palestinezët kanë të drejtën të lëvizin lirshëm deri në 20 milje distancë në ujërat e Rripit të Gazës pa qenë të rrezikuar nga çfarëdo ndërhyrje izraelite. Megjithatë, qeveria izraelite pengon realizimin e kësaj të drejte të peshkatarëve palestinezë.

Sipas të Dhënave të Sindikatës së Peshkatarëve në Gaza, afërsisht 50 mijë persona në rajon sigurojnë jetesën nga katër mijë peshkatarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu