Vazhdon bllokimi i parlamentit nga opozita shqiptare, dorëzohen mbi 7000 amandamente të reja

Kryetari i grupit parlamentar nga koalicioni “Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët” Zejdi Rexhepi ka njoftuar se sot do të dorëzohen edhe mbi 7000 amendamente të tjera mbi propozim ligjet e radhës për financa dhe buxhet, shkruan InfoShqip.

“TO BE CONTINUED…
Sot, në emër të grupit parlamentar ASH/AAA, asistentët tanë do të dorëzojnë edhe mbi 7000 amandamente mbi propozim ligjet e radhës për financa dhe buxhet.
BLOCKED.” – ka shkruar Zejd Rexhepi në rrjete sociale.

Vendimi i opozitës shqiptare për të bllokuar kuvendin filloi pas bllokimit të ligjit për shtetësi që u propozua nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Fillimisht këtë propozim ligj e kundërshtoi Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa LSDM paralajmëroi se nuk do ta mbështesë. Pasi ligji hyri në komisione parlamentare, VMRO-DPMNE dorëzoi qindra amendamente duke pamundësuar procesimin e mëtejmë të propozimit. Pas këtij veprimi të partive maqedonase në pushtet dhe opozitë, dy krerët e opozitës shqiptare, Afrim Gashi dhe Ziadin Sela paralajmëruan se do të përgjigjen me gjuhën e njejtë. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu